Shehi: Dyshoj se Basha dhe Rama kanë një marrëveshje të fshehtë

Shqipëria

Shehi: Dyshoj se Basha dhe Rama kanë një marrëveshje të fshehtë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 21:59
Dashamir Shehi

Deputeti Dashamir Shehi tha se dyshon tek një pakt midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.

Deklaratën e bëri në emisionin “Arena” nga Dritan Hila mbrëmjen e së mërkurës teksa kreu i LZHK shtoi se sistemi zgjedhor ka degraduar.

Deputeti Shehi tha gjithashtu se në Shqipëri po ndodh një dramë e madhe dhe nuk ka barazi mes subjekteve politike.

Pjesë nga debati: 

Hila: Nuk dyshoni që ka një lloj pakti midis dy të mëdhenjve?

Shehi: Dyshoj edhe unë. Jam dyshues prej natyre.

Hila: Bile ka hyrë edhe LSI-ja në këtë valle.

Shehi: Pavarësisht kësaj, unë i drejtohem aleatëve tanë dhe them në qoftë se nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk e votoj. Pse nuk e votoj?

Duhet të merremi me sistemin, pasi sistemi ka degraduar. Është antikombëtar.

Ne kemi një Shqipëri të vogël. Po biem! Dramë e madhe.

E kemi ndarë në 12 kolegje elektorale. Këtu barazi nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat