Kryemadhi: Të mos ndalemi asnjë minutë kundër këtij sistemi të kalbur

Shqipëria

Kryemadhi: Të mos ndalemi asnjë minutë kundër këtij sistemi të kalbur

Më: 23 janar 2019 Në ora: 22:59
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se në 16 shkurt do të protestojnë për të rrëzuar sistemin ku pasurohet vetëm një njeri dhe varfëron gjthë shqiptarët.

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Kamëz, Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve që i bashkohen opozitës në protestë për një jetë më të mirë.

Kryemadhi: Ne nuk do të ndalemi asnjë minutë dhe asnjë sekondë, suke filluar që nga unë e para dhe jam e bindur që nga ju të gjithë që jeni këtu, në çdo qytet të Shqipërisë ku kemi lidhjet tona, për t’u ngritur të gjithë kundër këtij sistemi të kalbur, i cili mbahet akoma gjallë, sepse janë shqiptarët të varfër. 

Do të ngrihemi kundër këtij sistemi, i cili i mashtroi shqiptarët. Do të ngrihemi kundër këtij sistemi, i cili për hir të së vërtetës, jo vetëm që i grabit shqiptarët, jo vetëm që i varfëron ata, por i vjedh çdo ditë e më shumë. Kundër këtij sistemi që nuk respekton qytetarët e tij, kundër këtij sistemi që nuk respekton vendin e tij, kundër këtij sistemi që nuk respekton Kushtetutën e vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat