Humbën prindërit, historia e katër vëllezërve jetimë të zhytur në varfëri

Shqipëria

Humbën prindërit, historia e katër vëllezërve jetimë të zhytur në varfëri

Më: 24 janar 2019 Në ora: 06:27
Jetimet

Jeta i ka sfiduar fort që në vegjëli katër djemtë e familjes Sefe në Sovjan të Korçës. Kanë mbetur jetimë e jetojnë të vetëm në varfëri.

Para tre vitesh humbën nënën e tyre ndërkohë një javë më parë humbën dhe babain.

Ora News ishte në banesën e tyre për të sjellë kushtet ekstreme ku jetojnë. Fshati i ka falur një sobë për tu ngrohur në këto ditë të ftohta dimri.

Xhuljo, është më i vogli. Vetëm katër vjeç.

Tashmë ai është amanet tek tre vëllezërit me të rritur, Xhorxhino, Marjo dhe Mateo.

Ndërsa palltoja e vjetër që mban veshur është trashgimia nga babai.

Xhulio i vogel tregon me dore se eshte 4 vjeç: "Unë jetoj vetëm".

Soba me dru dhe një divan i falur nga fshati i janë ngushëllimi për të ftohtin e këtyre ditëve dimri.

Por magjja dhe dollapi i bukës janë bosh.

Vaktin e ditës ua sjellin banorët e fshatit.

 Halla: Kush mundet u sjell.

Pafuqia i bën edhe fëmijët të shpërthejnë në lot.

Kur atë që u ndjen zemra nuk e thonë dot me fjalë. Jo vetëm për varfërinë ekstreme, por edhe për të ardhmen e pasigurtë.

Rasti është i njohur për Shërbimin Social në Korçë. Por përveç konstatimit duket se asgjë nuk është bërë.

Pamundësia ekonomike e ka bërë të dorëzohet edhe hallën e fëmijëve.

Ajo bën thirrje për ndihmë për të rikthyer shpresën në sytë e katër nipërve.

Halla: Kush ka mundësi të vërë dorën në zemër për këta fëmijë, për këta jetimë.

Thirrja shkon për të gjithë. Institucione të shtetit, organizata bamirëse dhe qytetarë të thjeshtë.

Më shumë solidaritet, për ti tharë lotët në sytë e Xhulios jetim, katër vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat