A do të lëmë zonë të mbrojtur pa shkatërruar?!

Shqipëria

A do të lëmë zonë të mbrojtur pa shkatërruar?!

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:27
Holtë

Në verilindje të Gramshit, pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhen kanionet e bukura të Holtës.

Në afërsi të kanioneve ka nisur puna për ndërtimin e HEC-it të Holtës, që është kundërshtuar gjerësisht me protesta nga banorët dhe ambjentalistët.

Në dokumentet për marrjen e lejes vërehet dhe një përplasje mes institucioneve. Madje drejtoria teknike në ministrinë e Mjedisit ka shprehur rezerva mbi situatën. Bazuar në koordinatat e dhëna mund të preket një kanion është e nevojshme të merret mendimi i administratës së zonës së mbrojtur.

Protesta ka vënë në lëvizje deputetët.Opozita kërkon anulimin ndërsa 7 deputetët e maxhorancës kanë ndërmarrë nismën për të kërkuar verifikimin e procedurave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat