Balluku, për HEC-et: Në skaner kontratat e operatorëve

Shqipëria

Balluku, për HEC-et: Në skaner kontratat e operatorëve

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:15
Belinda Balluku

Ministrja e Energjetikës tha sot se do të nisë një proces skanimi për të gjithë subjektet që operojnë në fushën e HEC-eve.

Belinda Balluku tha se ka shume kontrata jooperative, ndërsa operative janë vetëm 96. Ajo u shpreh se deri në përfundim të skanimit do të ketë ngrirje të kontratave dhe procesi do të drejtohet nga zv.ministri Hantin Bonati.

Sipas Ballukut, për HEC-in e Holtës do të nisë një dëgjesë me mbëhtetjen edhe të Ministrisë së Mjedisit.

Sikurse u bë e ditur pak ditë më parë, një HEC-e ishte planifikuar për t’u ndërtuar në Kanionin e Holtës.

Për zbatimin e vendimit ishte ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikës.

Por pas publikimit në media të këtij lajmi, kreu i grupit të PS Taulant Balla është shprehur se projekti për ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës do të anulohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat