Kalim i paligjshëm kufiri drejt Kosovës, dy të arrestuar në Lezhë

Shqipëria

Kalim i paligjshëm kufiri drejt Kosovës, dy të arrestuar në Lezhë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:17
Ilustrim

Një tentativë kontrabandimi e migrantëve të vendeve të treta është ndaluar nga policia e Lezhës.

Si pasojë dy persona kanë rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për: B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, nga Tirana.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kundrejt shumës prej 1000 euro ata kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë – Goditet një tentativë e kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, 2 në pranga

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasit B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, nga Tirana. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kundrejt shumës monetare 1.000 euro kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarve.

Ata akuzohen për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë” dhe “Mashtrim”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat