Ish-ministrja e shkarkuar shqetësohet për trashëgiminë, del kundër SHELL

Shqipëria

Ish-ministrja e shkarkuar shqetësohet për trashëgiminë, del kundër SHELL

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:24
Mirela Kumbaro

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka qenë e pranishme sot në zonën e Zagorisë, ku është rreshtuar kundërkompanisë SHELL, dhe në anën e banorëve.

Teksa përfaqësuesit e kompanisë kanë qenë në një dëgjesë publike, Kumbaro është shprehur se zona e Zagorisë nuk duhet të cënohet nga kërkimet për naftë.

 

Ajo është paraqitur në takim me një listë pyetjesh për kompaninë, duke thënë se ç’pimet për naftë në këtë zonë nuk duhet të realizohen. 

Nga ana tjetër kundër puseve të naftës në këtë zonë është shprehur para pak minutash dhe kryeministri Edi Rama, i cili duket se ka pritur mediatizimin e çështjes për të pasur një sqarim.

“Është një vlerësim i bërë me nxitim, është i sipërfaqshëm dhe mungojnë shumë elementë studimorë për zonën. Të gjitha zonat që ju përmendni në studim janë zona të mbrojtura, ajo që më la të pakënaqur është mënyra e cekët që ju keni vlerësuar trashëgiminë kulturore”, është shprehur më tej ish-ministrja e Kultutës Mirela Kumbaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat