Berisha zbulon “fijet” që lidhin Edi Ramën me “Eskobarin e Drogës”

Shqipëria

Berisha zbulon “fijet” që lidhin Edi Ramën me “Eskobarin e Drogës”

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:26
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar këtë të enjte fijet që sipas tij lidhin kryeministrin Edi Rama me “Eskobarin e Ballkanit” Klement Balili.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari dixhital, i cili e njofton ish kryeministrin se pak muaj më parë në Greqi është arrestuar shefi i rendit të policisë së Kurbinit Vangjel Xhavara, i cili trafikonte drogën e Balilit. Teksa poston denoncimin, Berisha shkruan se Rama tashmë është peng i policisë greke në lidhjet mes tij e Klement Balilit.

STATUSI I BERISHES:

Denoncohen lidhje te reja te Eskobarit me Ediskobarin!

Rama peng i policise greke!

Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor!

Dua te ndaj me ju informacione konkrete per baronin e droges Kelmend Balili,me lidhjet qe ka me politiken Rama dhe me drejtusa te l’arte policie.

Doktor Pak muaj me pare ne Greqi u arrestua shefi rendit te Kurbinit Vangjel Xhavara,i cili u kap me nje sasi prej 1 ton kanabi

Sipas informacioneve tek kjo Sasi droge ka pasur pjese Kelmend Balili dhe nipi I vet Rigels Balili

Ky informacion Esht teper I sakt doktor sepse vet Vangjel Xhavara ka shprehur se droga dhe puna ishte e Balili t ,dhe se Nese ata Nuk do interesohen per ta nxierre jashte ai do tregoj gjithcka rreth autorve Rigels Balili dhe Kelmend Balili

Keto informacione policia greke I di Shum mire por nuk ka bashkpunim korrekt me policin shqiptare

Te pershendesim doktor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat