Rama, rrëzohet apo vetë-rrëzohet?! Përgjigjet Artur Zheji

Shqipëria

Rama, rrëzohet apo vetë-rrëzohet?! Përgjigjet Artur Zheji

Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:19
Artur Zheji

Për të diskutuar rreth situatës më të fundit në arenën politike, për ndryshimet e shumta të kabinetit Rama, apo edhe për nisjen e protestave të paralajmëruar nga opozita, në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar analisti Artur Zheji. Në kuadër të protestave masive të paralajmëruara nga opozita si dhe ndryshimeve brenda qeverisë Rama për të zbutur pakënaqësitë, gazetari Denis Dyrnjaja pyeti analistin Zheji nëse Rama do të rrëzohet apo do të vetë-rrëzohet nga pushteti.

Përgjigjja e Zhejit ka qenë përmes një batute e cila ka lënë shumë të nënkuptohet. “Me këto zgjedhjet e fundit që zhvilloi Partia Demokratike, mundësia më e madhe është që fiqtë e pjekur të mblidhen në tokë, e jo të shkunden nga pema”, tha ai.

Më tej moderatori i “Top Talk” ka ngulmuar tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të jenë pas 2 vitesh ashtu siç e parashikon ligji, apo në zgjedhje të parakohshme.

E për analistin Zheji vendi është drejt zgjedhjeve të parakohshme, fillimisht sipas tij pasi Rama e kërkonte vetë një gjë të tillë pasi ndjehej i sigurt për fitoren e me një gjë të tillë, por tashmë duket se këtë gjë do ta opozita ajo që do ta realizojë një gjë të tillë.

“Rama deri para pak kohësh ishte i bindur se munda të çonte vendin nën trysninë e ngjarjeve dhe t’i fitonte, pra për të mbyllur të gjitha gojët. Ndërsa tani mendoj se ka gjithnjë e më tepër arsye e mundësi që të jetë opozita që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme”, u përgjigj ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat