Rama emëron një tjetër zv.ministër

Shqipëria

Rama emëron një tjetër zv.ministër

Më: 24 janar 2019 Në ora: 23:08
Ilir Bejtja

Kryeministri Edi Rama ka emëruar zotin Ilir Bejtja si zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për Bejtjën është një rikthim në ekzekutiv, pasi ai ka mbajtur nga tetori 2013 deri në shtator 2017 postin e zv. ministrit të Energjisë dhe Industrisë, dhe më pas mbante postin e këshilltarit i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bejtja është me profesion ekonomist, i diplomuar me titullin Ekonomist Industrie në Universitetin e Tiranës në vitin 1988.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat