“Ethet” e zgjedhjeve, Balla: Qazim Sejdini s’do jetë më kandidati i PS në Elbasan

Shqipëria

“Ethet” e zgjedhjeve, Balla: Qazim Sejdini s’do jetë më kandidati i PS në Elbasan

Më: 25 janar 2019 Në ora: 00:09
Edi Rama dhe Qazim Sejdini

I ftuar në studion e “Open” në Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur rreth zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të këtij viti, e për kandidatët që ajo do të prezantojë.

Një prej kryebashkiakëve më të vjetër socialistë është edhe Qazim Sejdini, i cili nuk do të garojë më për Bashkinë e Elbasanit, të cilën e ka drejtuar prej vitit 2007.

“Qazim Sejdini ka vendosur që të mos jetë më kandidat në krye të Bashkisë së Elbasanit. 

Është një vendim i tij personal”, tha Balla, që theksoi se kandidatë në të 61-të Bashkitë i cakton baza e PS", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat