Balla: I ofrojmë PD-së, Reformën Zgjedhore, por jo negociata për kërkesat

Shqipëria

Balla: I ofrojmë PD-së, Reformën Zgjedhore, por jo negociata për kërkesat

Më: 25 janar 2019 Në ora: 06:04
Ilustrim

Partia Demokratike ka vendosur që në muajin shkurt të fillojë sezonin e protestave duke pasur 2 pika kryesore të kërkesave të tyre: Shkuarjen në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare këtë qershor, bashkë me ato lokale.

Në “Open” ka qenë i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike që do të ketë negociata për këto kërkesa.

“Nuk negociojmë fare për kërkesat”, u shpreh Balla, teksa shtoi se “Basha mund të ketë shumë kërkesa. Ne i japim reformën zgjedhore, ta shkruaj si të dojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat