“Mjafton të pish kafe e të hash sushi me gruan e Ramës që të bëhesh Ministër”

Shqipëria

“Mjafton të pish kafe e të hash sushi me gruan e Ramës që të bëhesh Ministër”

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:30
Edi dhe Linda Rama

Ish Kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë ndryshimet e reja në qeverinë Rama, ku thuajse 70% e kabinetit ndryshoi.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” Berisha u pyet në lidhje me emërimet e reja (në të shumtën, ministret janë zonja) dhe si përgjigje ju drejtua gazetares Juli Xhokaxhi duke i thënë se nëse ajo merr përsipër të drekojë për rreth dy muaj me bashkëshorten e kryeministrit, atëherë ajo mund ta gjejë veten Ministre.

Berisha u shpreh se i tillë është rasti për të paktën sipas tij tre ministre zonja, Besa Shaninin, Belinda Ballukun apo Ministren e Financave Anila Denaj.

Berisha: Ky është një ekip me disa anë... një anë është ekip i kuzhinën së Surrelit. Të gjitha fijet, Juli (i drejtohet gazetares), në mënyrë abosulte, nëse ti merr përsipër të drekosh dy muaj rresht me Linda Bashën, atëherë ti do të bëhesh ministre! Shko pyet Besa Shaninin, shko pyet Belinda Ballukun (Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë)

Madam falimentimi, (Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj) pasi e falimentoi Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, kjo merr financat e shtetit. Po pse? Për lidhjen që ka me Linda Ramën. Dy muaj kafe dhe ndonjë sufi dhe e sheh sesi përfundon Ministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat