PD sulmon ‘Vettingun’: Po veproni me standarde të dyfishta për Donika Prelën!

Shqipëria

PD sulmon ‘Vettingun’: Po veproni me standarde të dyfishta për Donika Prelën!

Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:16
PD

Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore, gjatë një deklaratë për mediat ka ngritur disa pyetje lidhur me Donika Prelën dhe dosjen e saj, ku sipas Gjatës paraqiten të gjitha shkeljet që ajo ka bërë.

Gjata shprehet se KPK nuk po i merr parasysh këto shkelje, ndërsa ka kujtuar apartamentin që Prela ka blerë me një çmim shumë më të ulët se çmimet e tregut si dhe administratori i këtij apartamenti është në hetim nga Prokuroria që ajo heton.

Gjata në emër të PD ka kërkuar që Institucioni i Vetingut të mbajë të njëjtin standard si për të gjitha rastet, dhe jo standard të dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat