Meta takon Edita Tahirin: Përmbyllja e dialogut të forcojë bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve

Shqipëria

Meta takon Edita Tahirin: Përmbyllja e dialogut të forcojë bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:14
Ilir Meta priti në një takim Edita Tahirin

Kreu i Shtetit shqiptar, Ilir Meta priti në një takim ish- zv.kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri.

Teksa vlerëson rolin e Tahirit, Meta shprehet se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve.

“Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.

Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.

Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat