Pasojat dramatike që do të sjellë ulja e normës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë - Bota Sot
Pasojat dramatike që do të sjellë ulja e normës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë

Shqipëria

Pasojat dramatike që do të sjellë ulja e normës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:31
PAA ka zhvilluar sot një takim me grumbulluesit e fruta perimeve, eksportues, tregtarë me shumicë dhe agropërpunues

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) ka zhvilluar sot një takim me grumbulluesit e fruta perimeve, eksportues, tregtarë me shumicë dhe agropërpunues të rretheve Berat, Fier dhe Lushnjë. Ky takim vjen pas shqetësimeve të grupeve të ndryshme të interesit për çështjen e TVSH-së së produkteve bujqësore.

Sipas burimeve zyrtare nga PAA, mësohet se në takim “u ngritën shqetësime për pasojat dramatike që do të sjellë ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, pasi ky ndryshim, sipas nesh:

a. Prish konkurrencën dhe falimenton tregtarët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda vendit. Do të falimentojë agropërpunuesit e produkteve bujqësore që blejnë te fermerët nëpërmjet autofaturimit (përpunuesit e qumështit, mishit, perimeve, ullirit, drithërave etj.);

b. Ul konkurrueshmërinë e produkteve vendase në raport me ato të rajonit, për pasojë ul eksportet dhe të ardhurat e fermerëve;

c. Nxit infromalitetin”.

Më tej, PAA apelon se, “Pa humbur kohë, vendosëm të veprojmë për të gjetur një zgjidhje sa më efikase; sektorit që jep gati 20% të PBB-së dhe 38% të punësimit ka nevojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithëve!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...