Me urën ç’patën?

Shqipëria

Me urën ç’patën?

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:47
Ura është ndërtuar në vitin 1983 dhe për 36 vjet kjo urë vetëm arnohet

“Stop” është ndalur në njësinë administrative Zall Herr, në fshatin Pinar, ku ura e këmbësorëve prej 36 vjetësh vetëm arnohet. Ndërkohë prej 6 vjetësh ka nisur ndërtimi i një ure të re.

“Ura është ndërtuar në vitin 1983 dhe për 36 vjet kjo urë vetëm arnohet. Vetëm disa metra nga ura e këmbësorëve, para 6 vjetësh të paktën janë ndërtuar këmbët e një ure të re me tonazh 30 tonë, por vitet kalojnë dhe situata mbetet e njëjtë, ura nuk arrin të përfundojë. Me sa duket, fjalën e fundit e ka Ministria e Mbrojtjes në mënyrë që t’u vijë në ndihmë banorëve të Pinarit, të kalojnë lumin e Tërkuzit dhe të lidhen me njësinë administrative Zall Herr”, tha gazetarja e “Stop”.

“Stop” ka folur me administratorin Zall Herrit, i cili thotë se janë pritje të urës “Bel”nga Ministria e Mbrojtjes.

Administratori: Urës ia kemi bë ato bazamentet, tani jemi në  pritje të urës “Bel”nga Ministria e Mbrojtjes, ia kemi bë edhe shkresën. E ka dërguar edhe kryetari i bashkisë shkresën, për ta mundësuar atë urën.

Gazetarja: Urën që janë ngritur edhe këmbët e betonit?

Administratori: Po, po po! Biles edhe përfundimin, ne ia kemi bë para një muaji, një muaj e gjysëm, me ndihmën e banorëve dhe timen, e kemi mundësuar hedhjen e bazamenteve përfundimtare. Dërrasat i kemi ndërruar ne mor, i ka ndërruar bashkia, Ndërmarrja nr 2…,dërrasat e reja komplet.

Gazetarja: Kur pritet që të përfundojë?

Administratori: Tani sapo Ministria e Mbrojtjes të na bëjë të mundur sjelljen e urës. Vetëm për ta vënë është tani, vetëm për ta vënë në vend.

Gazetarja: Mendohet këtë vit?

Administratori: Po, po! Patjetër këtë vit dhe besoj për nja 3 muaj do ta realizojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat