Ja çfarë ndodh të shtunën me motin në Shqipëri

Shqipëria

Ja çfarë ndodh të shtunën me motin në Shqipëri

Më: 26 janar 2019 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Nuk kanë të ndaluar reshjet e shiut në zonat e ulëta dhe të dëborës në zonat malore.

Ndërkohë që temperaturat duket se kanë njohur rritje ditët e fundit dhe do të vazhdojnë po njësoj edhe gjatë fundjavës.

Më poshtë parashikimi i motit:

Ditën e shtunë priten reshje të dobëta në pothuaj të gjithë territorin. Në qarqet Kukës dhe Dibër ato pritet të jenë deri në lokalisht mesatare, kryesisht gjatë mesditës, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Në zonat malore mbi 600 m reshjet pritet të jenë në formë dëbore (në veri-lindje ato mund të zbresin deri në 300 m).

Temperaturat

Të shtunën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet:  5 / 11 °C

në vendet e ulëta: 3 / 11 °C

në vendet malore: -2 / 3 °C

Image

Era

Të shtunën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën jugore dhe mesatare deri e fortë në pjesën veriore të territorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat