Kandidat për kryebashkiak në Shkodër? Bushati: Nuk kam asnjë ambicie lokale!

Shqipëria

Kandidat për kryebashkiak në Shkodër? Bushati: Nuk kam asnjë ambicie lokale!

Më: 26 janar 2019 Në ora: 10:50
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për postin e kryetarit të bashkisë së Shkodrës.

Nga Shkodra, pas një takimi me strukturat vendore të PS, Bushati deklaroi se nuk ka asnjë ambicie lokale.

“Nuk kam asnjë ambicie lokale. Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur një kandidat”, tha ish-ministri

Bushati tha se PS ka nisur punën për të fuqizuar strukturat në terren për zgjedhjet e 30 qershorit

“Fokusi i takimit të sotëm është në lidhje me vendimmarrjen e partisë PS të Asamblesë Kombëtare me detyrat që janë përcaktu, për të fuqizuar praninë tonë në terren dhe të përgatisim strukturat për zgjedhjet e 30 qershorit”.

Gazetari: A jeni ju kandidati për Bashkinë e Shkodrës?

Ditmir Bushati: Nuk kam ambicie lokale!

Gezetari: A do të ketë kritere kandidati?

Ditmir Bushati:“Natyrisht që do të ketë kriter, ne bëjmë sondazhe me opinionin. Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur një kandidat ose kandidate fituese, por edhe një grup këshilltarësh të bashkisë më të mirët”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat