Makina përplas keq të moshuarën

Shqipëria

Makina përplas keq të moshuarën

Më: 26 janar 2019 Në ora: 11:47
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndohdur pak minuta më parë në qytetin e Fierit ku raportohet se një automjet tip tip “Opel Astra” me targa AA 789IL ka përplasur një grua të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën drejt stacionit të trenit, ku sipas dëshmitarëve gruaja ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën pasi kishte blerë byrekë në dyqanet e zonës.

E moshuara është transportuar në Spitalin e Fierit, ku sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.

Mendohet që e moshuara ishte endacake. Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat