Binjakët shqiptarë çmendin gjykatat italiane: “Nuk gjendet dot kush është hajduti”

Shqipëria

Binjakët shqiptarë çmendin gjykatat italiane: “Nuk gjendet dot kush është hajduti”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:21
Eduard dhe Edmond Trushi

Autoritetet italiane kanë liruar binjakët shqiptarë, Eduard dhe Edmond Trushi, të cilët mbaheshin në qeli për vjedhjen e disa banesave.

Vetëm njëri prej tyre akuzohet, por gjykata italiane ka vendosur që t’i lejë të lirë të dy, pasi nuk përcakton dot se cili prej tyre është autori. Kjo për shkak të ADN-së.

Gjykata tha se ADN-ja e tyre është pothuajse identike dhe nuk mundet të përcaktohet kush prej tyre është fajtor. Për më tepër, ata kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtat tatuazhe. Por mbi të gjitha është gjenetika ajo që i shpëton nga hekurat dy shqiptarët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat