Evropa në rrezik?! Kadare ndër 30 intelektualet evropianë që bëjnë apel për të ndaluar ndikimin rus

Shqipëria

Evropa në rrezik?! Kadare ndër 30 intelektualet evropianë që bëjnë apel për të ndaluar ndikimin rus

Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:02
Ismail Kadare

30 shkrimtarët më të njohur evropianë mes tyre dhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare kanë firmosur një nismë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për një rrezik që i kanos Evropës nga ndikimi rus. Braktisja sipas tyre e dy aleatëve kryesore Britanisë dhe SHBA-së e kanë bërë këtë rrezik edhe më evident. Sipas tyre BE duket se po rrezikon stabilitetin nga kjo klime jo fort e zakonshme dhe që rrezikon që në prag të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian të nxjerrë fitues pikërisht rrymat ksenofobe.

Ismail Kadare është një nga 30 shkrimatrët e njohur evropianë që janë bërë bashkë në nismën që kërkon ti thotë stop nacionalizmave të tepruar në emër të Evropës ideale.

"Lufto për Evropën" është dokumenti që ata kanë firmosur dhe që vënë theksin te një rrezik që i kanoset Evropës në kushtet e rritjes së ndikimit rus.

Prestigjiozja "The Guardian" shkruan se intelektualët ngrenë shqetësime si copëtimi i Evropës dhe një rreziku që i kanoset idealit.

Një reagim i ngjashëm sipas prestigjiozes është bërë 90 vite më parë. Ata ngrenë një shqetësim të madh, braktisjen nga dy aleatët historikë Britania e Madhe dhe SHBA dhe ku është bërë e dukshme ndërhyrja gjithnjë e më e furishme e okupatorit të Kremlinit.

 “Duke dashur të ndëetojme Europen, po harrojmë të mbështesim frymën kombëtare për të rizbuluar identitetin e humbur. Europa po sulmohet nga profetët e rremë”.. Mjaft e ndërtuam Europën'!". Le të kthehemi përsëri te "fryma kombëtare"! Le ta rizbulojmë identitetin tonë të humbur! Kjo është agjenda e ndarë nga forcat populiste që vërshojnë kontinentin."

Në prag të zgjedhjeve në Parlamentit Evropian apeli është më aktual pasi intelektualët evropianë ngrenë ndikimin rus si një rreziqet më të mëdha.

"Pa mbështetjen e dy forcave aleate si Britania dhe SHBA, dhe me prezence të fortë të okupatorit rus, kontinenti yne, edhe pse ne prag te zgjedhjeve parlamentare, duket se po rrezikon stabilitetin nga kjo klime jo fort e zakonshme, që këto zgjedhje do të jenë një fitore për shkatërruesit".

Firmëtarët paralajmërojnë shpërthimin e ksenofobisë dhe antisemitizmit nëse nuk reagohet në kohë.

"Një politikë e përbuzjes për inteligjencën dhe kulturën do të triumfojë. Do të shpërthejnë ksenofobia dhe antisemitizmi. Fatkeqësia do të na kaplojë. Ne, të nënshkruarit, jemi mes atyre që refuzojnë të dorëzohen në këtë katastrofë kanosëse".

Ndër firmëtarët e kësaj nisme përveç Ismail Kadaresë janë edhe Milan Kundera, Salman Rushdie si dhe Orhan Pamuk. Dokumenti është përbën një drite shprese për çdo burrë dhe grua të lirë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat