Spiropali, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të zv.ministrit të Kosovës

Shqipëria

Spiropali, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të zv.ministrit të Kosovës

Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:06
Arian Daci

Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë dhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të zëvendësministrit të Diasporës në Kosovë, Arian Daci.

“Ngushëllime të ndjera familjes Daci për humbjen e njeriut më të dashur, ngushëllime qeverisë së Kosovës për humbjen e zv.ministrit të Diasporës! U prehtë në paqe shpirti i Tij”, u shpreh Spiropali në një mesazh ngushëllimi.

Zëvendësministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci humbi sot jetën në Brezovicë, si pasojë e një orteku bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat