Shoqërohet një prej protestuesve të Unazës së Re

Shqipëria

Shoqërohet një prej protestuesve të Unazës së Re

Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:41
Klevis Balliu

Policia ka shoqëruar në komisarit një prej protestuesve të Unazës së Re.

Banorët, të shoqëruar edhe nga deputetët e opozitës kanë marshuar drejt komisariatit numër 2, duke kërkuar lirimin e protestuesit. 

Denoncimi i bë nga deputeti i PD, Klevis Balliu.

Balliu: Kjo qeveri është kthyer në një biznes familjar. Presionet e qeverisë janë të ndryshme, shoqërime në polici, blerje të një personi apo tjetër, gje të cilën ata nuk arritën ta bëjnë këtu në Unazë. Ndaj ata mundohen për të terrorizuar banorët me manikeritë. Por këta le të vijnë kur të duan, këtu do të jeni ju, do të jetë opozita. Sot kemi uinformacionin e radhës së kanë shoqëruar në polici, Besnik Docin. E kanë shoqëruar me justifikime të kota. Nuk mund të shoqërohen njerëzit në polici për të mbrojtur aferat korruoptive.

Ende nuk ka informacion konkret për arsyet e këtij shoqërimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat