Aksident i rëndë në aksin Cërrik – Gramsh, 2 persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Cërrik – Gramsh, 2 persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 19:50
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në Drizë të Gramshit.

Një fuoristradë është përplasur me një zetor dhe me një motor.

Mitsubishi me targë AA883GJ është përplasur me mjetin tip zetor, e me një motorçikletë, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katwr persona.

Dy  nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

"Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe i motoçikletës,  si dhe dy pasagjeret që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat