Dallgë deri në 8 ballë, priten stuhi të fuqishme në det

Shqipëria

Dallgë deri në 8 ballë, priten stuhi të fuqishme në det

Më: 27 janar 2019 Në ora: 08:31
Vlore

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjithë portet shqiptare, se të hënën më datë 28 janar priten stuhi të fuqishme në det.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se pritet që i gjithë bregdeti shqiptar të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20 m/s në drejtimin jug-perëndim, të cilat do të krijojnë dallgë 7-8 ballë.

Ndërkohë është kërkuar gjithashtu nga të gjithë subjektet detare, që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat