Pas strategjisë së protestës, PD fillon përgatitjen për zgjedhjet lokale

Shqipëria

Pas strategjisë së protestës, PD fillon përgatitjen për zgjedhjet lokale

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:18
Partia Demokratike ka ndezur motorët edhe për zgjedhjet lokale. 

Krahas organizimit të protestave Partia Demokratike ka ndezur motorët edhe për zgjedhjet lokale. 

Këshilli i Kombëtar i Partisë Demokratike i delegoi organeve të reja drejtuese, kryesisë dhe sekretariatit organizativ organizimin e protestave.

Objektivi është i qartë krijimi i një qeverie tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në zbatim të vendimi të këshillit kombëtar kryesia caktoi datën dhe strategjinë e protestave. Bashkë me protestat, partia demokratike ka filluar përgatitet dhe për zgjedhjet.

Në një udhëzim të shpërndarë për deputetët dhe anëtarët e kryesisë nga kryetari Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi kërkohet fillimi i punës për ngritjen e shtabeve elektorale në çdo degë lokale. Udhëzimi thotë që duhet të nisë puna për identifikimin e personave që do të jenë në shtabet elektorale në zbatim të vendimit të kryesisë.

Në të njëjtën linjë me këtë udhëzim është dhe vendimi i kryesisë për identifikimin dhe thirrjen e të gjithë atyre personave që kanë kontribuuar për partinë demokratike nga viti 1991 qofshin ato ish-deputetë apo ish-kryetarë bashkish. Po ashtu kërkohet që të merren masa për takime të kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha në rrethe si përgjegjësi kryesor për të organizuar të gjitha strukturat e partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat