Balluku “zhbën” Gjiknurin; Nga anulimi i koncesioneve tek shkarkimi i drejtorëve

Shqipëria

Balluku “zhbën” Gjiknurin; Nga anulimi i koncesioneve tek shkarkimi i drejtorëve

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:39
Belinda Balluku dhe Damian Gjinkuri

Rrotacioni në Ministrinë e Infrastrukturës dhe energjisë duket se nuk është thjesht një ndryshim emrash, por më shumë se kaq. Dy ditë pasi u ul në karrigen e ministres, akti i parë i Belinda Ballukut ishte një lëvizje e fortë.

Thumanë-Kashar nuk ishte thjesht koncesioni më i përfolur i paketës 1 miliardë euro. Ai ka qenë gjithashtu dhe një nga projektet ku Damian Gjiknuri, paraardhësi i zonës balluku është investuar më fort publikisht.

Përmbysja e koncesionit ishte një sinjal I fortë se rrotacioni në ministrinë e infrastrukturës nuk ishte thjesht ndryshim emrash. Por jo i vetmi. Në të njëjtën ditë Belinda Balluku shkarkoi dy drejtorët më të rëndësishëm të agjencive nën varësi të saj, Klodian Gradecin e OST dhe Afrim Qendron e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të njohur si dy nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Por ndonëse këto lëvizje mund të konsideroheshin si reagim ndaj skandalit me tenderin e unazës dhe linjës Burrel-Peshkopi, që u fituan nga kompania DH Albania, ndryshimi në kursin e politikave tek ministria e energjisë nuk u ndal këtu.

Në ditën që Ministria e Energjisë ngriu kontratat e pazbatuara të hidrocentraleve në media plasi një tjetër skandal. Ai i lejes për ndërtim hidrocentrali në kanionin e Holtës, e dhënë me firmën e Damian Gjiknurit. Sërish ministrja e re njoftoi anulimin.

Në vetëm një jave në krye të ministrisë së energjisë Belinda Balluku ka zhbërë në seri disa vendime të Damian Gjiknurit. Kjo përbën thuajse një precedent, kur ndryshimet ne qeveri brenda të njëjtit krah sjellin përmbysje kaq të mëdha politikash. Megjithatë, vështirë të mendohet se ky ndryshim I fortë kursi është mund të ndodhë thjesht në nivel ministrie, pa dakortësinë e shefit të qeverisë.

Kjo ngre një pyetje tjetër, a është Edi Rama duke zhbërë punën e Damian Gjinkurit, një nga ministrat e tij më të rëndësishëm për 6 vite me radhë në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat