Shtohen vjedhjet në Tale të Lezhës

Shqipëria

Shtohen vjedhjet në Tale të Lezhës

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:48
Lezhë

Vjedhjet në banesa janë kthyer në shqetësim të madh për banorët në zonën e Grykë Lumit në Tale të Lezhës. Së fundmi pre e grabitjeve ka rënë banesa e Zef Lalës, emigrant prej vitesh ne Greqi.

Babai i tij tregon se hajdutet kane hyre ne banese pa thyer dyer e dritare dhe kanë marrë rreth 7 mije euro materiale.

Ne të njëjtën natë Pjeter Lala tregon se janë thyer dhe vjedhur edhe disa banesa të tjera, ku grabitësit kanë marrë çfarë kanë gjetur.

Në Tale ndodhin çdo natë vjedhje dhe sipas banoreve ka munguar reagimi i policisë. Sipas tyre edhe pse rastet e vjedhjeve janë denoncuar deri më tani nuk është kapur asnjë nga autorët që po ngjallin frikë e panik në këtë zonë.

Banoret ende shpresojnë që shteti të marrë situatën në kontroll për gjetjen e autoreve të këtyre vjedhjeve të shtuara me qellim që ata të dalin para drejtësisë dhe të rikthehet qetësia ne zonën e Tales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat