Diplomati perëndimor: Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e të gjithë Evropës

Shqipëria

Diplomati perëndimor: Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e të gjithë Evropës

Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:26
Shqipëria

Gazeta britanike “The Independet” ka publikuar këtë të dielë një shkrim investigues mbi trafikun e drogës në Shqipëri, ku dhe shprehet se vendi ynë i vogël është kthyer në fakt në “Kolumbinë” e të gjithë kontinentit evropian.

Gazetari Borzou Daragahi ka ardhur personalisht në Shqipëri për të kryer investigimin dhe një sërë intervistash, por ajo që bie menjëherë në sy në artikull, është deklarata e fortë që bën një diplomat perëndimor.

Diplomati shprehet me këto fjalë për Shqipërinë:

“Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”- shkruhet në artikull.

Në pikënisje artikulli shpjegon se pas ndërhyrjes së qeverisë socialiste në Lzarat, trafikantët nisën të mbjellin të gjithë vendin me hashash. Në artikull shtohet se autoritetet shqiptare flasin për rreth 10% të drogës e cila interceptohet dhe kapet, por sipas diplomatit të huaj jo më shumë se 5% e drogës së prodhuar kapet nga forcat e rendit.

‘Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir”- thotë më tej diplomati evropian.

Brenda pak vitesh, thonë diplomatët dhe zyrtarët në Shqipëri, vendi është bërë selia qendrore e trafikut të drogës në kontinent. Shumë druhen se paratë kanë depërtuar dhe infektuar kaq thellë në elitën politike sa do jetë e vështirë lufta ndaj drogës pavarësisht joshjes për anëtarësim nga BE.

Image

“Vitet 2015- 2016 ishin të tmerrshme... ishte Kolumbi” thotë një zyrtar i kufirit britanik.

Gazetari citon edhe rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se ishte e habitshme që Edi Rama nuk pranoi arrestimin e tij. Emri i Tahirit doli nga telefonatat mes trafikantëve, shkruan gazetari, përcjell mapo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat