Rama: Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe

Shqipëria

Rama: Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe

Nga: Z.B Më: 28 janar 2019 Në ora: 08:54
Ismail Kadare dhe Edi Rama



Kryeministri shqiptar ka përkujtuar në rrjetin social “Instagram”, me anë të një instastory, ditëlindjen e Ismail Kadares, shkrimtar me përmasa botërore, përcjell Bota Sot.

Rama ka shkruar se Kadare ka lindur me 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore. Gjithashtu Rama thotë se ai është i nominuar për çmimin Nobel, fitues i çmimit Princi Asturias e një sërë të tjerësh.

 “Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”- shkruan Rama.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat