Zbardhen vendimet e PS, rrëzohen dekreti i Metës dhe amendamentet e LSI

Shqipëria

Zbardhen vendimet e PS, rrëzohen dekreti i Metës dhe amendamentet e LSI

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:15
Edi Rama

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të rrëzojë dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për noterinë.

“BalkanWeb” shkruan se grupi parlamentar i PS vendosi të rishikojë ligjin për kadastrën, i kthyer për shqyrtim nga Presidenti Meta.

Po kështu mësohet se ligjvënësit e PS kanë vendosur të rrëzojnë amendamentet e LSI-së për buxhetin.

LSI kishte kërkuar në dhjetor që buxheti për arsimin të rritet në 5% të GDP. Mbledhja e socialistëve u drejtua nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat