Tension në fakultetin e Juridikut, përplasje mes studentëve

Shqipëria

Tension në fakultetin e Juridikut, përplasje mes studentëve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:18
Foto Ilustrim

Paraditen e sotme u shënua tension në Fakultetin e Juridikut mes studentëve që duan të nisin mësimin dhe atyre që vijojnë bojkotin.

Studentët që bojkotojnë kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë studentët e tjerë që duan të zhvillojnë mësim të futen në auditore.

Gazetarja e Ora News, Xhensila Demollaj e cila po ndjek nga afër ngjarjen informon se grupi i studentëve që kanë tentuar të hyjnë në fakultet dhe ndodheshin në oborr kanë debatuar me studentët që vijojnë bojkotin brenda dhe mbajnë dyert të mbyllur. Ata që ndodheshin brenda kanë dalë në ballkon duke akuzuar studentët që duan të vijojnë mësimin se janë të FRESSH.

Pak më parë (ora 11:00) një student qëlloi nga brenda ambienteve duke thyer xhamin e katit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat