Paloka nga Vlora: 16 shkurti, fundi i Ramës

Shqipëria

Paloka nga Vlora: 16 shkurti, fundi i Ramës

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:24
Edi Paloka

16 shkurti sipas demokratëve do të jetë dita kur shqiptarët e bashkuar do ti tregojnë Edi Ramës se koha e tij ka mbaruar!

Në 28 vjetorin e ngritjes së Partisë Demokratike të Vlorës, nënkyetari Edi Paloka bëri thirrje për t'iu bashkuar masivisht protestës që sipas opozitës

"E gjithë Shqipëria do të jetë në shesh në Tiranë për ti treguar këtij kryeministri arrogant se koha e tij ka mbaruar".

16 shkurti për Palokën do të shënojë nisjen e stinës së fundit për qeverinë e socialistëve, ndërsa nesër demokratët thonë se do ti japin vendit qeverisjen më të mirë që ka patur, pasi ata kanë kanë nxjerrë mësime.

"Megjithë ato gabime jemi si nata me ditën me këta që qeverisin sot dhe absolutisht nesër do tu japim shqiptarëve qeverinë më të mirë që kanë pasur deri më sot".

Ceremonia bëri bashkë drejtues të lartë të partisë Demokratike të cilët nënvizuan alternativën e djathtë si më e mira për qytetarët shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat