Shqiptari arrestohet pas ndjekjes së policisë në kufirin greko-shqiptar

Shqipëria

Shqiptari arrestohet pas ndjekjes së policisë në kufirin greko-shqiptar

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Një automjet nuk i është bindur postbllokut të policisë greke në kufirin greko-shqiptar.  

Një shqiptar është arrestuar pasi teksa udhëtonte me makinë nuk i është bindur postbllokut të policisë greke në kufirin greko-shqiptar. 

Në momentin kur ka parë policinë ai ka shtuar shpejtësinë.

Ngjarja është shënuar në Tria, në rrugën Egnatia ndërsa pas ndjekjes mjeti është kapur në Meligon të Janinës.

Brenda ne mjet janë sekuestruar 66 pako me 122 kg 150 gram marijuane, 45 euro dhe 2 celulare. 22-vjecari rezulton i kërkuar pasi ishte dënuar në Janine për trafik droge dhe shkelje te rregullave mbi emigrantet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat