Pensionistët që i kanë plotësuar detyrimet me kontribute, s’duhet të paguajnë sigurime

Shqipëria

Pensionistët që i kanë plotësuar detyrimet me kontribute, s’duhet të paguajnë sigurime

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:23
Ilustrim

Pensionistët, punëtorët e shtëpive, dhe ata që punojnë në bizneset e familjarëve nuk duhet të paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Një grup ekspertësh kanë prezantuar sot raportin me një studim mbi këto kategori, duke e parë si të panevojshme dhe të dëmshme për ta këto pagesa. Autori i studimit, Zaim Bajraktari deklaroi se kjo mund të ketë një kosto për buxhetin e shtetit, por sjell përfitime sociale dhe ekonomike për këto kategori.

“Pensionistët që do të punësohen në sektorin privat ose do të vetëpunësohen, të marrin pensione dhe të mos paguajnë fare kontribute për këtë periudhë që do të punojnë dhe të mos bëhet as rillogaritja e pensionit. Nuk ka përse të bëhet, 0.20% të mos jetë, por të zerohen kontributet. Ka kosto në buxhet por kjo kosto nuk është në ato nivele të papërballueshme”, tha Zaim Bajraktari, Autor i studimit mbi kategorinë e pensionistëve
Ndërkaq, Arben Malaj, u shpreh se ky propozim duhet të parashtrohet në Kuvend në mënyrë që të shqyrtohet e të implementohet në ligj nëse ligjvënësit e marrin në konsideratë.

“Për mua rruga më e mirë për shoqatat dhe për qendrat kërkimore-shkencore duhet të jetë Parlamenti, pasi burokracia në qeveri është e gjatë dhe e vështirë. Shpesh herë qendrat kërkimore-shkencore na kërkojnë asistencë për buxhetin, por ju kujtoheni për buxhetin kur mbërrin në parlament”, tha Arben Malaj, Ekspert Ekonomie. Gjetjet e këtij studimi do t’i paraqiten edhe institucioneve përgjegjëse, ndërsa kjo fushë mbetet një nga më të prekshmet nga qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat