Tepelenë/ Grabiti bankën, policia identifikon autorin, nis kërkimi masiv

Shqipëria

Tepelenë/ Grabiti bankën, policia identifikon autorin, nis kërkimi masiv

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:26
Ilustrim

Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë autorin e grabitjes së bankës në Tepelenë brenda pak orësh. Sipas informacioneve të fundit zyrtare, bëhet e ditur se falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.

Policia deklaron se për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e autorit. Ndërkaq mësohet se policia me ane te nje operacioni masiv është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat