U mbyt teksa peshkonte në Drin, polumbarët nisin kërkimet për trupin e 50 vjeçarit

Shqipëria

U mbyt teksa peshkonte në Drin, polumbarët nisin kërkimet për trupin e 50 vjeçarit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 19:35
Ilustrim

Polumbarët kanë nisur kërkimet për të gjetur trupin e peshkatarit që u mbyt këtë të hënë në lumin Drin në një fshat të Lezhës.

Agim Zeqaj, 50 vjeçar, u raportua i mbytur këtë paradite teksa po peshkonte. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Ishull- Lezhë.

Autoritetet ende nuk i kanë zbuluar shkaqet apo rrethanat në të cilat peshkatari është mbytur, ndërkohë që polumbarët e kanë nisur tashmë punën për të zbuluar trupin e të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat