“Sa të madh e ke”, zbulohen mesazhet në Instagram të 20-vjeçares dhe babait të 3 fëmijëve që sollën vrasjen

Shqipëria

“Sa të madh e ke”, zbulohen mesazhet në Instagram të 20-vjeçares dhe babait të 3 fëmijëve që sollën vrasjen

Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:01
“Sa të madh e ke”, zbulohen mesazhet në Instagram të 20-vjeçares dhe babait të 3 fëmijëve që sollën vrasjen

Elida Cani është 20-vjeçarja e cila u la në arrest shtëpie së bashku me bashkëshortin e saj Dëfrim Kurtin për “moskallëzim krimi”.

Autori i dyshuar i krimit, Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares, i cili pranoi se kishte vrarë Arben Gjecin për të mbrojtur nderin e të motrës i dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”.

Ai ka pranuar të ketë debatuar me viktimën ditën kur ndodhi ngjarja, por mohon ta ketë vrarë atë.

Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë. Të dy të rinjtë kishin vendosur ta vëzhgonin 20-vjeçaren për ta kapur në flagrancë me të dashurin në nëj kasolle pranë shtëpisë, ku 31-vjeçari Esat Cani e qëlloi me shufër hekuri pas koke.

Babai i 3 fëmijëve mori plagë të rënda në kokë, prej të cilave gjeti vdekjen në spital. Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Bastar i Mesëm.

DËSHMIA

20-vjeçarja ka rrëfyer në polici se me viktimën kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, pasi ishin njohur fillimisht në Instagram dhe kishin shkëmbyer disa mesazhe në rrjetet sociale.

Ai që zbuloi tradhtinë bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti pasi kishte lexuar mesazhet e të shoqes me viktimën Arben Gjeci.

Mësohet se disa nga mesazhet që kishin “tërbuar” bashkëshortin dhe vëllain e 20-vjeçares nga Zall Bastari ishin ato ku kjo e fundit i thurte elozhe bashkëfshatarit të saj për përmasat e organit gjenital, me fjalët “Sa të madh e ke”.

Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital./noa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat