Soreca: Rezultatet kundër krimit, të rëndësishme për vendimin e BE - Bota Sot
Soreca: Rezultatet kundër krimit, të rëndësishme për vendimin e BE

Shqipëria

Soreca: Rezultatet kundër krimit, të rëndësishme për vendimin e BE

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:13
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka theksuar rëndësinë e progresit të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, si një nga pikat kyçe që do ndikojë në vendimin e Bashkimit Europian në qershor.

Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias në Itali, Soreca tha se pret konfiskimin e pasurive të paluajtshme.

"Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë. Ndërhyrja në sektorin e masave parandaluese është themelore. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese. 

Operacioni i konfiskimit të pronave të paligjshme në Shqipëri është në fillim dhe ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve dhe po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jam këtu për të treguar rëndësinë që kjo temë ka për Bashkimin Europian. Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Europian do të marrë një vendim të rëndësishëm për negociatat me Shqipërinë. Një nga prioritetet kyç në bazë të së cilave ky vendim do të merret janë pikërisht rezultatet konkrete që Shqipëria do të arrijë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...