Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidatin e Metës për në KLSH

Shqipëria

Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidatin e Metës për në KLSH

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:43
Ilir Meta, Bahri Shaqiri

Komisioni i Ekonomisë ka hedhur poshtë kandidaturën e Bahri Shaqirit për postin vakant të kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas propozimit të presidentit Ilir Meta.

Komisioni i Ekonomisë arriti në konkluzionin se kandidatura e Bahri Shaqirit nuk plotëson kriterin kushtetues të eksperiencës në fushën financiare.

Vendimi i Komisionit të Ekonomisë për të rrëzuar dekretin e Metës për Bahri Shaqirin do t’i kalojë Kuvendit për votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat