Makinat përplasin dy këmbësore brenda pak minutash

Shqipëria

Makinat përplasin dy këmbësore brenda pak minutash

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:03
Foto Ilustrim

Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Vaqarr dhe në Lezhë.

Një automjet tip 'Audi' përplasi një këmbësore në Vaqarr, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa një tjetër aksident ndodhi në afërsi të tregut industrial në Lezhë, ku një furgon mallrash përplasi një 17 vjeçare që po kalonte rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat