Ngujimi në universitete, Spiropali: Të ndërhyjë Rektori - Bota Sot
Ngujimi në universitete, Spiropali: Të ndërhyjë Rektori

Shqipëria

Ngujimi në universitete, Spiropali: Të ndërhyjë Rektori

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:07
Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një dalje për mediat, është shprehur se segmente të ndryshme të lidhura me partitë opozitare po ndikojnë për të bllokuar procesin e mësimdhënies në universitete.

Më tej ajo tha se Pakti për Universitetin që ka miratuar qeveria përfshin jo vetëm ulje të tarifave, por edhe krijimin e bibliotekës, projektin për punësimin e të rinjve me rezultate më të mira në administratë, tituj akademikë etj.

“Ne jemi të vendosur për këtë ndryshim dhe do ta bëjmë atë që nuk shtë bërë në 20 vite. Sipas saj, “Ajo që ka mbetur është një karikaturë e protestës dhe angazhimin e PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, që është i angazhuar me disa segmente të vogla brenda universitetit të ushqyer me tituj të pamerituara dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore. PD s’ka lidershp edhe është gati të bëjë mish për top këdo, – u shpreh Spiropali. – Por pjesa më e madhe janë çliruar nga këta studentë që bllokojnë audotoret, ndonëse gjithçka është kthyer në një konflikt fizik. I bëjmë thirrje Rektorit (Mynyr Koni) t’i përgjigjet studentëve ose nëse ka zgjidhje tjetër ta thotë e ta bëjë publike. Kjo është pengmarje. Ligji parashikon liri dhe drejtësi për detyrat që duhet të ushtrojnë deri në fund”, – shtoi ministrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...