De Raho: Shqiptarët drejtojnë trafikun e armëve dhe drogës

Shqipëria

De Raho: Shqiptarët drejtojnë trafikun e armëve dhe drogës

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:50
Federico De Raho

Prej kohësh organizatat kriminale Shqiptare që merren kryesisht në trafikun e narkotikëve dhe të armëve janë në fokusin e agjnecive ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Sipas prokurorit të animafias Italiane Federico De Raho, që u prit nga ministra e Drejtësisë Etilda Gjonaj, paratë e fituata nga mafia po pastrohen nëpërmjet shoqërive fiktive.

 Mafia Shqiptare nuk është më një organizatë kriminale e dorës së dytë në Itali por, ka marr një rol drejtues sidomos në trafikun e kokainës.

Për këtë arsye, ka mbërritur në vendin tonë për herë të dytë, brenda pak kohësh kreu i antimafias Italiane, Federico De Raho, i cili shtoi se ka përveç drogës organizatat kriminale Shqitpare kanë rritur ndjeshëm edhe trafikun armëve.

Dubel: “Mafia Shqiptar ka hyrë në zyrtarisht në trafikun  e kokainës, duke bashkëpunuar me organizëtën kriminale Italiane “NDRANGHETA”  dhe për këtë arsye ne jemi duke punuar ngushtësisht me ministrinë tuaj të Drejtësisë. Ne çmojmë se duke shkëmbyer informacionin në kohë sa më të shpejtë atëherë do të jemi në gjendje të godasimim  mënyrë të njokohëshme krimin e organizuar. Është e vështirë të përcaktohesh sektorët ku mafia invesoton paratë, sepse organizatat kriminale veprojnë nëpërmjet shoqërive. Shumë shpesh subjektet në dukje jatë të rregullta por, në faktë janë duke pastruar paratë e organizatave kriminale”. 

 Ndërkohë ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj shpegoi edhe se si do të monitorohen rreth 270 të ashtuquatur “kapo” brenda institucionit të burgjeve shqiptare.

Sipas ministres, ka pasur shumë komunikime nga brenda burgut ndërmjet anëtarëve të grupeve kriminale me pjesëtarët që janë në liri. Regjimi i posaçëm “41-bis” që pritet të hy në fuqi të mërkurën në të gjigjithë sistemin e burgjeve ka si objektiv ndalimin e kontakteve të të burgosurve me jashtë. Këtë ligj Shqipëria e ka huazuar pikërisht nga Italia të miratuar në në vitin 1992, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat