Prindërit me aftësi të kufizuara sjellin në jetë një foshnje!

Shqipëria

Prindërit me aftësi të kufizuara sjellin në jetë një foshnje!

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:15
Ogerta Manastirliu

Dy prindër me aftësi të kufizuar kanë sjellë në jetë një foshnje. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër çiftin në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë, ku gruaja ka kaluar një pjesë të muajve të shtatzënisë për shkak të komplikacioneve.

Postimi i plotë i Manastirliut: 

Jetë të gjatë El’Ana!

Pesë muaj më parë më shkroi Gëzimi, me dëshirën dhe forcën për ta çuar deri në fund ëndrrën e tij dhe të Zenepes për t’u bërë prindër.

Ata janë sot dy prindër të rinj me aftësi ndryshe, që me forcën e jashtëzakonshme të shpirtit dhe trupit kurorëzuan ëndrrën e tyre të madhe për të sjellë në jetë një fëmijë.

E quajtën El’Ana, sepse siç thonë ata, Zoti na u përgjigj!

Bravo ekipit të mjekëve të Maternitetit “Koço Gliozheni” për përkushtimin dhe ekspertizën e pashoqe për të realizuar dhe finalizuar me sukses një rast delikat, shumë të vështirë!

Kjo është historia juaj e suksesit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat