Brukseli i përgjigjet PD-së për kufijtë: Marrëveshja është me interes për të dyja palët

Shqipëria

Brukseli i përgjigjet PD-së për kufijtë: Marrëveshja është me interes për të dyja palët

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:55
Ilustrim

Pas akuzave nga ana e PD se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe BE për kontrollin e kufirit është kërkuar për rast urgjence, ka reaguar edhe delegacioni i BE në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, theksohet se marrëveshja me Frontex është krijuar për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të emigracionit të parregullt në Shqipëri dhe gjithë rajonin.

“Hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare @Frontex BE në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të #BallkanitPerëndimor. Menaxhimi i kufijve të Shqipërisë mbetet kompetencë e autoriteteve të Shqipërisë.

Agjencia u ofron vetëm ndihmë & mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”, shkruan delegacioni i BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat