Arta Dade: Gjeniu Cakaj, mosdije totale për detyrat e shtetit!

Shqipëria

Arta Dade: Gjeniu Cakaj, mosdije totale për detyrat e shtetit!

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:32
Arta Dade

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, e ftuar në oranews ka deklaruar se zv.ministri Gent Caka ka mosdije totale për detyrat e shtetit shqiptar.

Dade tha se që kur u artikulua emri, kërkoi për CV-në e Cakajt, të cilën nuk e gjeti dot. Sipas Dades nuk ka garanci që Cakaj të përballojë sfidat në krye të diplomacisë

 “Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme. E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij. 

Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit. 

Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë ore t’ia delegojë zv/ministrit. Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën. Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën. Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë”, tha Dade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat