‘Burgu është për burrat’, Demollari: Gratë e dënuara braktisen nga familjarët!

Shqipëria

‘Burgu është për burrat’, Demollari: Gratë e dënuara braktisen nga familjarët!

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:33
Elona Demollari

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, Elona Demollari, drejtoresha e burgut të grave në ‘Ali Dem’, ka komentuar se sa ndryshe trajtohet një femër me një mashkull, kur ndodhet prapa hekurave.

Demollari tha se nëse një mashkull i burgosur ka rreth 70 vizita në ditë, me një femër ndodh krejt e kundërta, madje ka raste kur ajo braktiset nga familja.

Ajo shton se në shoqërinë shqiptare burgosja e një femre është një turp.

“Nëse në burg meshkujt kanë rreth 70 takime nga familjaret, në burgun e grave ka rreth 7 takime. Femrat braktisen nga familje. Shqiptaret jane mesuar me shprehjen “burgu eshte per burrat”. Nëse një burrë hyn në burg, nëna, gruaja, motra gatuajnë, ndërsa kur hyjnë femrat i ka turpuruar”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat