Gjakosi të moshuarit shqiptar duke i goditur me armë në fytyrë, kapet më në fund grabitësi - Bota Sot
Gjakosi të moshuarit shqiptar duke i goditur me armë në fytyrë, kapet më në fund grabitësi

Shqipëria

Gjakosi të moshuarit shqiptar duke i goditur me armë në fytyrë, kapet më në fund grabitësi

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:47
Ilustrim

Më 22 janar një grabitje ndodhi në Memaliaj, teksa autori i vjedhjes goditi dhe me qytën e pistoletës dy të moshuarit në fytyrë, duke i lënë të dergjen nëpër spitale.

Këtë të martë policia ka njoftuar se më në fund hajduti është kapur. Prangosja e tij është bërë në Shkodër. Në duart e policisë ka rënë Ilirjan Korbi, 29 vjeçar nga Paskuqani.

29 vjeçari grabiti në dyqanin e çiftit të moshuar, në momentet kur këta të fundit ndodheshin ende në dyqan. Pas vjedhjes së rreth 500 mijë lekësh të vjetra, i riu është larguar dhe më pas është fshehur në Shkodër, për të bërë të mundur humbjen e gjurmëve të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat