Katër familje shqiptare flenë në rrugë

Shqipëria

Katër familje shqiptare flenë në rrugë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:48
Foto Ilustrim

Disa villnetarë si dhe ndihmës të azilkërkuesëve kanë denoncuar situatën aktuale të katër familjeve nga Shqipëria, të cilat aktualisht jetojnë në Macon.

“Në total, dymbëdhjetë njerëz, duke përfshirë një fëmijë 13-vjeç dhe një grua shtatzënë 6-muajshe janë lënë në rrugë në Macon. Ndërsa një familje tjetër ka që nga 10 Dhjetori që jeton në rrugë. Ne ia kemi dërguat si rast prefektit, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ne jemi të zemëruar nga kjo situatë”, tha një vullnetar.

Sipas grupit, këta emigrantë janë regjistruar të gjithë në platformën e pritjes për azilkërkuesit në Mathieu, në qendër të qytetit të Macon. Vullnetarët  janë duke i kërkuar Prefekturës “strehimin”,  për azilkërkuesit që jetojnë rrugëve prej disa javësh. “Disa familje janë ende të vendosur në gjimnazin Perrières. Aty ka vend edhe për familjet që janë në rrugë, mund të vendosen aty”, thotë një tjetër vullnetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat